Wednesday, 4. March 2026
Sport

Nis ndeshja Kosovë – Rumani, shiu nuk i pengon tifozët ta mbushin plotë stadiumin

GS 16/06/2023 1 Min. Lesezeit

Para vetëm pak çastesh më parë ka startuar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.

  

Kosova dhe Rumania po përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e Grupit I, shkruan lajmi.net.

Me topin të parët nga mesi i fushës kanë startuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

Kosova po paraqitet me fanellat e kaltëra, ndërkohë rumunët po luajnë me fanellat e verdha.

Formacioni i Kosovës: Muriq, Aliti, Paqarada, Rrahmani, Vojvoda, Deseviq, Celina, Fazliji, Muslija, Rashica, Muriqi./Lajmi.net/

  


Teilen: