• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nis rikonstruktimi i stadiumit “Zahir Pajaziti”

11/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Podujevë ka nisur faza e re e investimeve për rikonstruktimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”, projekt ky me vlerë dy milionë euro dhe që pritet ta trasformojë këtë arenë sportive në një objekt modern dhe të përshtatshëm për ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kurti e vlerësoi projektin si një investim të dobishëm dhe të domosdoshëm për zhvillimin e sportit, duke nënvizuar se infrastruktura e re do të ndihmojë në zbulimin dhe rritjen e talenteve të reja.

Ai theksoi se mbulimi i tribunës lindore, së bashku me tri tribunat ekzistuese, si dhe instalimi i kulmeve përreth stadiumit, do ta kompletojnë plotësisht objektin, duke shtuar se edhe ndriçimi do tw jetw sipas standardeve evropiane.

Nga ana tjetër, kryetari Shpejtim Bulliqi tha se ky projekt e çon stadiumin drejt kategorisë së tretë të UEFA-s, falë mbulimit të plotë të tribunave dhe ndriçimit modern që do të instalohet.

Me këto investime, stadiumi “Zahir Pajaziti” pritet të bëhet një prej impianteve më bashkëkohore në vend, duke krijuar kushte shumë më të mira për KF Llapin dhe për komunitetin sportdashës të Podujevës, si dhe duke hapur mundësi për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare në të ardhmen.

Next Post

Ndeshje të trukuara dhe baste, tenisti francez skualifikohet deri në 2044-ën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.