Komuna e Rahovecit ka vendosur që ta rrënojë stadiumit e qytetit në Rahovec “Jahja Danuza”, dhe në vendin e tij ta ndërtojë sheshin qendror të këtij qytetit.
Rrënimi i stadiumit nga punëkryerësi i kontraktuar ka nisur sot, andaj klubi i futbollit “Rahoveci” ka dal me një komunikatë duke shprehur shqetësimin se nga sot e tutje as gjeneratat e reja nuk kanë ku t’i zhvillojnë stërvitjet.
Komunikata e plotë e KF Rahovecit:
Ju njoftojmë që sot në orët e para të ditës ka filluar të rrënohet stadiumi i qytetit ”Jahja Danuza” nga punëkryesi që është i kontraktuar nga Komuna e Rahovecit, me qëllim të ndërtimit të sheshit qendror të qytetit tonë.
Ne si klub kishim një marrëveshje paraprake me Komunën e Rahovecit të cilët na kishin premtuar dhe janë zotuar që stadiumi i qytetit nuk do të rrënohet pa u krijuar një alternativ tjetër për të zhvilluar garat dhe për të stërvitur, ne në vazhdimësi kemi komunikuar me DKRS-në të cilët janë të njoftuar mirë me kërkesat tona elementare për të na mundësuar kushte optimale për të zhvilluar gara dhe për tu stërvitur.
Realisht komuna na ka mirëkuptuar dhe priti përfundimin e kampionatit që ne ta përfundojmë në shtëpinë tonë, por që tani brenga jonë është shkolla e futbollit ku janë të anëtarësuar qindra fëmijë e që fatkeqësisht nga sot nuk kanë ku të stërviten përderisa nuk përfundojnë punimet në qendrën e re sportive! Lutemi dhe urojmë në një zgjidhje sa më të shpejtë ti bëhet shqetësimeve tona.