Wednesday, 4. March 2026
Sport

Nis shembja e tribunave në “Camp Nou”, stadiumit të Barcelonës që do të rinovohet

GS 14/06/2023 2 Min. Lesezeit

“Camp Nou”, stadiumi më i madh në Evropë, nuk do ta mbajë këtë epitet për 2-3 vitet në vijim.

  

Një nga stadiumet më mitike në botë, do të mbyllet për t’iu nënshtruar një rikonstruksioni, që do ta modernizojë, si dhe do të shtojë kapacitetin e tij.

Nga 99 600 persona, që ishte kapaciteti aktual, “Camp Nou” do të mbajë brenda 105 mijë spektatorë, që do të përbëjë një rekord absolut në Europë, si dhe e bën këtë stadium, të parin që kalon me gjashtë shifra.

Ditët e fundit ka nisur shembja e stadiumit, që do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni masiv dhe pritet të jetë gati për sezonin 2025-26, nëse zbatohen të gjitha afatet.

Klubi i Barçës ka marrë lejen dhe ka vijuar me heqjen e stolave.

Gjithashtu do të mund të punohet edhe në nëntokë, si dhe do të shembet i gjithë kati i tretë i stadiumit.

Në sezonin e ri Barcelona do të luajë në stadiumin Olimpik të qytetit, “Estadi Olimpic Lluis Companys”. Kapaciteti i këtij impianti është rreth 56 mijë vende./Lajmi.net/

  


Teilen: