Saturday, 23. May 2026
Sport

Nis sot faza e katërt

GS 08/03/2025 1 Min. Lesezeit

Superliga e basketbollit të meshkujve do të hapë sot fazën e katërt, me dy takime të vlefshme për javën e 16-të.

Kamza do të presë Tiranën në palestrën “Halit Coka” në një sfidë direkte dhe shumë të rëndësishme, si për “play off”- in, gjithashtu edhe për mbijetesën.

Më tej në orën 19:00 në Durrës do të zhvillohet përballja, Teuta-Vllaznia.

Takimi i fundit do të jetë të dielën në orën 19:00 në “Asllan Rusi” ndërmjet Besëlidhjes kryesuese dhe Apolonisë.

Teilen: