Tuesday, 17. March 2026
Sport

Nis sot me dy ndeshje xhiro e 25-të e Superligës

GS 17/03/2026 1 Min. Lesezeit

Xhiro e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet në këtë mesjavë dhe nis sot me dy ballafaqime mjaftë interesante.

Malisheva, skuadër e cila po synon një pozitë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm do të ballafaqohet me Drenicën, e cila edhe pse ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë, vjen e motivuar në këtë ndeshjes pas triumfit befasues ndaj Gjilanit në fundjavën e kaluar.

Ndeshje tjetër shumë interesante do të jetë ajo ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës. Prishtina është e treta në tabelë por po kalon nëpër një krizë të rezultateve duke marr vetëm një fitore në pesë ndeshje e fundit në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Ferizaj e fitoi ndeshjen e fundit ndaj Malishevës dhe po lufton për t’i ikur zonës së rënies nga Superliga.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.

 

Teilen: