Monday, 13. April 2026
Sport

Nisin punimet në “Fadil Vokrri”

GS 29/03/2024 1 Min. Lesezeit

Përmes një komunikate, Lëvizja Vetëvendosje e ka konfirmuar se kanë filluar punimet në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”.

LVV e ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare. Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni”, tha ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Nisën punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri.

Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.

Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni.”- ka shkruar Çeku në “Facebook”. /Lajmi.net/


Teilen: