Monday, 23. November 2026
Sport

Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje dhe në Qafë Thore, ulen temperaturat deri në -4°C

GS 23/11/2026 1 Min. Lesezeit

Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë disa zona malore në vend, si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave.

Në juglindje të vendit, reshje të lehta dëbore janë regjistruar në Qafën e Martës, Mashkullorë të Panaritit dhe në zonat e larta të Ersekës. Dëborë pritet të ketë në vijim edhe në Voskopojë dhe Dardhë.

Ndërkohë, reshje dëbore me intensitet mesatar kanë nisur edhe në Qafë Thore, ku ulja e temperaturave ka sjellë ndryshimin e kushteve atmosferike.

Firmat e kontraktuara janë në terren për mirëmbajtjen dhe mbajtjen të hapur të aksit rrugor.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat gjatë ditëve në vijim pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius, duke rritur mundësinë për reshje të tjera dëbore në zonat malore të vendit.

/rtsh.al/

Teilen: