Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se kanë nisur zyrtarisht shitjet e biletave për ndeshjen e shumëpritur mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila do të zhvillohet më 18 nëntor 2025, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Takimi do të luhet në orën 20:45, dhe pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë në kryeqytet, me interesim të madh nga tifozët e të dyja kombëtareve, transmeton lajmi.net.
FFK ka bërë të ditur se biletat mund të blihen online në platformën zyrtare të shitjeve:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Çmimet e biletave janë si më poshtë:
- 
- 
Tribunat Veri dhe Jug: 10 euro
 - 
Tribuna Lindje: 20 euro
 - 
Tribuna Perëndim: 30 euro
 - 
VIP: 100 euro./lajmi.net/
 
 - 
 
			

