Nga Italia, 4 herë kampione bote, te Shqipëria dhe Suriname, që aspirojnë të marrin pjesë për herë të parë në finalet e një Botërori. Janë 22 kombëtare, që ende shpresojnë të kualifikohen në Kupën e Botës së kësaj vere. Verdiktet priten brenda pak ditësh.
Më 31 mars do të njihen emrat e 6 kombëtareve të fundit që do të marrin pjesë në Botërorin e SHBA, Meksikë dhe Kanada, duke u bashkuar me 42 kombëtaret që janë tashmë të kualifikuara. Mes tyre shpresohet të jetë edhe Shqipëria, e cila duhet të kalojë një “play off” të dyfishtë (si të gjitha kombëtaret e tjera europiane në garë). Gjysmëfinalet luhen sonte, ndërsa finalet e “play off”-it më 31 mars.
22 KOMBËTARE PËR 6 VENDE
Janë edhe 6 vende në dispozicion për Botërorin: 4 vende për 16 skuadrat europiane dhe 2 vendet e fundit nga “play off”-et ndërkontinentale (në dy qytetet mikpritëse të Botërorit, Guadalajara dhe Monterrey). 16 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në katër duele, secila me dy gjysmëfinale dhe një finale. Fituesi i çdo dueli final kualifikohet për Botërorin.
– Gjysmëfinalet, 26 mars: Itali-Irlandë e Veriut; Uells-Bosnjë. Pastaj, fituesi i Uells/Bosnjë kundër fituesit të Itali/Irlandë e Veriut në finale.
– Gjysmëfinalet, 26 mars: Ukrainë-Suedi dhe Poloni-Shqipëri. Pastaj, fituesi i Ukrainë/Suedi kundër fituesit të Poloni/Shqipëri në finale.
– Gjysmëfinalet, 26 mars: Turqi-Rumani dhe Sllovaki-Kosovë. Pastaj, fituesi i Sllovaki/Kosovë kundër fituesit të Turqi/Rumani në finale.
– Gjysmëfinalet, 26 mars: Danimarkë-Maqedoni e Veriut dhe Çeki-Irlandë. Pastaj, fituesi i Çeki/Irlandë kundër fituesit të Danimarkë/Maqedoni e Veriut në finale.
Dy vendet e fundit do të vendosen nga “play off”-et ndërkontinentale. Në finale, Republika Demokratike e Kongos pret fituesin e Nuova Caledonia-Xhjamajka; ndërsa Iraku sfidon fituesin e Bolivi-Suriname.
– Gjysmëfinale A, 26 mars: Nuova Caledonia-Xhamajka.
– Gjysmëfinale B, 26 mars: Bolivi-Suriname
– Finale A, 31 mars: Republika Demokratike e Kongos-fituesi i Nuova Caledonia/Xhamajka
– Finale B, 31 mars: Iraku kundër fituesit të Bolivi/Suriname