Sulmuesi kosovar, Rilind Nivokazi ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër, të publikuar nga sajti i specializuar “SofaScore”.
Nivokazi është përfshirë në 11-shen e xhiros së 34-t të Superligës zvicerane dhe e vlerësuar me notën 7.9 për paraqitjen e tij.
Ai luajti 80-të minuta në fitoren 2:0 të Sionit ndaj Baselit, duke kontribuar me një gol të shënuar, i cili ishte i 13-ti për Nivokazin në kampionat.
Nivokazi ka treguar formë të mirë këtë sezon me Sionin, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave jashtë Zvicrës.
26-vjeçari ka kontratë me skuadrën e Sionit deri në vitin 2028 dhe vlerësohet ndër sulmuesit më të mirë të elitës së futbollit zviceran.
Teilen: