Françesko Kamarda vijon të shënojë me Milanin e të rinjve dhe që nga sezoni i ardhshëm do të jetë në ekipin e parë kuqezi. Por me kusht që të firmosë një kontratë (i lejohet vetëm për tre vite).
Menaxheri i djaloshit kërkon 2 milionë në sezon, ndërsa te “Djalli” synojnë diçka më pak. Ndërkohë, “Tranfermarkt”, portali i specializuar në vlerat e futbollistëve, e ka rivlerësuar 16-vjeçarin duke bërë që kartoni i tij të kushtojë 10 milionë euro.
Deri para 10 marsit kur mbushi 16 vjeç, ai ishte ende pa vlerë konkrete, teksa tashmë që mund të firmosë me këdo (nuk ka kontratë me Milanin), ai vlerësohet me shifrën e mësipërme. Një arsye më shumë që kuqezinjtë të nxitojnë për të nënshkruar.
PANORAMASPORT.AL