• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një 19-vjeçar bën për vete Ilir Dajën

03/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gasama Karamba luan sezonin e tretë me fanellën e Dinamos, por që tani e ka kaluar minutazhin e sezoneve të shkuara. Mesfushori 19-vjeçar nga Gambia e nisi kampionatin titullar dhe nuk ka lëvizur me nga 11-shja.

Deri tani ka luajtur 540 minuta, ndaj 140 minutave të sezonit të shkuar dhe 522 minutave të sezonit 2022-2023 në Kategorinë e Parë.

Ndoshta në fillim u aktivizua për shkak të rrethanave, pasi Qefalija ishte i dëmtuar, Toli nuk kishte ardhur akoma në ekip, ndërsa Dita luajti në mbrojtje më shumë. Me ardhjen e trajnerit Ilir Daja, afrikani sërish ka zbritur në fushë nga minuta e parë.

Karamba duket se e ka bërë për vete menjëherë trajnerin kryeqytetas, i cili e ka vlerësuar edhe publikisht mesfushorin e ri, dukë thënë se ka aftësi për të luajtur mirë futboll.

Me këto ritme, 19-vjeçari mund të bëhet një faktor i rëndësishëm te Dinamoja e këtij sezoni, duke rritur performancën dhe rrjedhimisht edhe interesin e klubeve të huaja. Mosha e re dhe aktivizimi i rregullt janë elementë që do t’ia shtonin ndjeshëm vlerën në treg lojtarit që sezonin e shkuar luante më shumë me Dinamon U-19.

Next Post

LIGA E KONFERENCËS/ 25 gola në 8 ndeshje, festojë 3 futbollistët shqiptarë! Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.