Wednesday, 4. March 2026
Futboll

Një alternativë e rë për sulmin e Milanit, tifozët do të jenë kundër. Vetëm 5 gola të shënuar këtë sezon

GS 04/03/2026 1 Min. Lesezeit

Milan do të bëjë me patjetër të paktën një përforcim për sulmin për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë po ndjekin shumë emra, ndërkohë që një alternativë e re ka dalë së fundmi në skenë.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Milan po monitoron situatën e Nicolas Jackson, sulmuesit të Chelsea-t që është i hauzuar te Bayern deri në fund të sezonit. Bavarezët kanë të drejtën e blerjes për 60 milionë euro, por duke parë formën e dobët të senegalezit, ku ka shënuar vetëm 5 gola, sulmuesi do të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit.

Por, rikthimi i Nicolas Jackson te “Blutë” do të jetë i përkohshëm, pasi nuk bën pjesë në projektin e Liam Rosenior. Një nga mundësitë më të mëdha është transferimi te Milan, gjithmonë në formë huazimi pasi vështirë se kuqezinjtë mund të paguajnë shifrën 60 milionë euro që kërkon Chelsea.

Teilen: