Monday, 9. March 2026
Sport

Një amerikan për Milanin, mbrojtësi i talentuar i bën presion klubit spanjoll për të kaluar te kuqezinjtë

GS 28/06/2023 1 Min. Lesezeit

Tashmë nuk është mister që Milani kërkon mesfushorë qendre. Një tjetër profil interesi është edhe Junus Musah. 21-vjeçari amerikan sapo ka mbyllur sezonin te Valencia dhe mund të lirohet për rreth 20 milionë euro.

musah

Shifra është e destinuar të ulet, pasi edhe vetë lojtari ka kërkuar largimin, pasi ka disa klube që e dëshirojnë.

Ndërkohë, “Sportmediaset” raporton se kuqezinjtë po reflektojnë pasi me afrimin e tij nuk do të kishte më hapësira për lojtarë që nuk i përkasin komunitetit europian.

Një nga dy vendet që i lejohet çdo klubi italian do të zihet nga Ruben Loftus-Çik ndaj mbërritja e Musah do të mbyllte çdo hapësirë për këdo tjetër pa pasaportë të një shteti të BE-së.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: