Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Një aventurë e re për Ivan Perisic, kroati zgjedh PSV

GS 18/09/2024 1 Min. Lesezeit

Pasi u largua nga Hajduku i Splitit, ish-lojtari i zikaltërve të Interit, Ivan Perisic, ka arritur një marrëveshje me PSV Eindhoven .

Futbollisti kroat tashmë ka kryer vizitat e zakonshme mjekësore me klubin holandez dhe pritet të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Gjatë merkatos së verës emri i Perisic ishte lidhur edhe me Comon dhe Monzan, por nuk u arrit transferimi i tij në kampionatin italian.

Teilen: