Sunday, 16. August 2026
Futboll

Një brazilian do të drejtojë ndeshjen hapëse të botërorit, FIFA cakton gjyqtarët e 4 takimeve të para

GS 10/06/2026 1 Min. Lesezeit

Më 11 qershor do të nisë Kupa e Botës 2026 dhe sfida hapëse është ajo mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

FIFA ka vendosur që këtë ndeshje ta gjykojë braziliani Wilton Pereira Sampaio. 44-vjeçari do të vendosë drejtësi në sfidën e parë të turneut. Edhe ndihmësit do të jenë brazilianë.

FIFA ka caktuar gjyqtarët e e katër ndeshjeve të para. Sfida kanada-Bosnjë do të gjykohet nga argjentinasi Tello; ajo Amerikë-Parahuaj nga holandezi Makkelie dhe takimi Kore e Jugut-Republika Çeke nga egjiptiani Mohamed.

Teilen: