Shpejtësia e lojës së futbollit është rritur ndjeshëm dhe këtë e tregon fakti se vit pas viti ka gjithnjë e më shumë lojtarë të cilët kalojnë limitet që dikur mendoheshin të paarritshme. Rekordi i ri është vendosur në Portugali, ku një sulmues brazilian, ka marrë fronin e më të shpejtit në botë.
Gabriel Silva, sulmuesi brazilian 23-vjeçar i Santa Klara, pak ditë më parë ka regjistruar një shpejtësi të jashtëzakonshme në ndeshjen ndaj Famalikaos në kampionat. Sipas të dhënave zyrtare të sistemit GPS që monitoron kampionatin portugez, ai ka regjistruar një shpejtësi prej 40,3 km/orë gjatë sfidës.
Kësisoj, ai ka thyer rekordin që mbahej nga Sven Botman i Njukasëll, i cili kishte regjistruar 39,21 km/orë në kampionatin anglez. Për të kuptuar diferencën, mjafton të kujtoni se rekordi i Kilian Mbape, ishte 37 km/orë gjatë Botërorit 2018.
PANORAMASPORT.AL