• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një dashuri dhe një kampion bote, zbulohet plani i Milanit për merkaton e verës

15/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka ende negociata të vërteta, por takimi i djeshëm mes Milanit dhe menaxherit të Samuel Çukvueses, anësorit të Vijarealit i lindur në vitin 1999, i shërbeu kuqezinjve për të marrë informacion të detajuar mbi shifrat dhe kushtet e marrëveshjes.

cukvueze

Kjo është raportuar nga faqja e internetit “SkySport”, e cila shton se nigeriani, të cilit i skadon kontrata në vitin 2024 me klubin spanjoll, tashmë do të kishte dhënë miratimin e tij për transferimin nën urdhrat e Stefano Piolit.

Flitet se ka një vlerësim rreth 25 milionë euro, por shifra është e destinuar të ulet, duke parë se i mbeten më pak se 11 muaj kontratë.

DASHURIA E VJETËR – Edhe 2020 pranë Milanit kur ishte ende te Herta, por tashmë interesi është më i lartë për Lazar Samarxhiçin. 21-vjeçari ka luajtur me Udinezen në dy sezone, por veçanërisht në të fundit, ai është bërë element kryesor në skuadrën e Andrea Sotil, duke grumbulluar 37 paraqitje në Serinë A me 5 gola dhe 4 asiste aktive.

Për lojtarin gjerman me origjinë serbe në garë është edhe Napoli, që ka parë të refuzohet një propozim prej 15 milionë euro, ndaj sforco ekonomike e Milanit duket se do të duhet të tejkalojë 20 milionë eurot.

samarxhic

NJË KAMPION BOTE – Sipas “La Gazzetta dello Sport” Milani ka nisur të ndjekë Tiago Almadën. I lindur në vitin 2001, argjentinasi, në formacionin e Stefano Piolit – në mënyrë të pashmangshme – ai do të luante si fantazist, pavarësisht se mund të përdoret edhe në të dyja korsitë.

Një lojtar teknik, i shpejtë që ka një të djathtë me të cilën di ta çojë topin kudo. I konsideruar prej vitesh një talent i madh i Amerikës së Jugut dhe sidomos Argjentinës, deri më tani, karriera e tij ka pasur një rrugë të çuditshme, pavarësisht se është kampion bote në fuqi.

tiago almada

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Chelsea i thotë ‘JO’ ofertës së Man United për Mount

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.