Tuesday, 25. August 2026
Sport

Një duel i Serisë A ku nuk lejohen gabimet, publikohen formacionet zyrtare të Roma-Atalanta

GS 02/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e sotme mes Romës dhe Atalantës është padyshim me një interes shumë të veçantë për Serinë A. Nga një anë është skuadra e Ranierit në kërkim të ringjalljes, ndërsa nga tjetra janë bergamaskët e Gasperinit, që kanë ambicie tashmë edhe për titullin kampion.

dffdsfsdfsdfsdfsdfsdsfdsfd

Verdhekuqtë regjistrojnë 3 humbje radhazi në kampionat dhe tani e shohin veten shumë pranë zonës së rrezikshme të mbijetesës. Ndërsa bergamaskët, duan me çdo kusht fitoren në transfertë, për të ruajtur statusin e pretendentit dhe për t’iu afruar përsëri Napolit kryesues.

FORMACIONET ZYRTARE

ROMA: Svilar; Mançini, Humels, Ndika; Çelik, Kone, Paredes, Kristante, Angelino; Dibala, Dovbik.
Trajner: Klaudio Ranieri

ATALANTA: Karneseki, Kusunu, Hien, Kolashinac, Belanova, De Ron, Ederson, Ruxheri, De Ketelare, Lukman, Retegui.
Trajner: Xhanpiero Gasperini

PANORAMASPORT.AL

Teilen: