Edhe pse nuk është ende zyrtare, tashmë dihet nga të gjithë që Alvaro Arbeloa do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Real Madridit, pasi eliminimit nga Champions League dhe garës thuajse të mbaruar për titullin në La Liga.
Deri tani janë përmendur shpesh disa emra për të pasuar Arbeloa-n, duke nisur nga Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino, Jose Mourinho apo dhe Didier Deschamps. Sot, mediet spanjolle kanë zbuluar një emër të ri. Bëhet fjalë për Unai Emery, trajnerin spanjoll të Aston Villa, i cili po bën një punë fantastike në Angli.
54-vjeçari është një trajner me shumë eksperiencë dhe me disa trofe të fituar. Profili i tij dhe mënyra e lojës që zbaton duket se përshtaten më së miri me atë që kërkon Real Madrid. Për momentin, Emery është i fokusuar tek Aston Villa, që ka objektiva kryesore: triumfi në Europa League dhe sigurimi i biletës për në Champions-in e ardhshëm. (Në rast se fiton EL, kualifikohet automatikisht).