Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Një foto e Lampard, si etiketë për pakot e drogës

GS 26/10/2024 1 Min. Lesezeit

Një aferë e lidhur me trafikun e drogës përfshiu në mënyrë të pavullnetshme Frank Lampard. Ish-trajneri i Chelsea mbeti pa fjalë kur mësoi se një foto e vjetër e tij ishte përdorur si etiketë në paketimin e disa produkteve të ndaluara të sekuestruara në Australi ditët e fundit.

Çdo pako përmbante një imazh të anglezit që daton që nga viti 2017, kur ai shpalli lamtumirën e tij me futbollin në Stamford Bridge. Policia australiane ka sekuestruar 95 kilogramë metamfetaminë, një drogë sintetike, në Los Angeles dhe Sydney, me një vlerë totale mbi 45 milionë euro. Tregtari i dyshuar i drogës, i cili mund të jetë një tifoz i Chelseat, është arrestuar nga autoritetet.

I cituar nga The Sun, Lampard padyshim u shfaq i habitur: “Çfarë mund të them për këtë? Nuk dija asgjë për të, nuk di as çfarë të them, të jem i sinqertë. Unë fjalë për fjalë nuk kam asnjë koment për të bërë”.

Teilen: