• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një garanci më shumë për “qytetarët”, Rodri: Këtë vit titulli do të jetë më i vështirë

13/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

53 javë dhe 53 ndeshje i pamposhtur me fanellën e Mançester Sitit. Me Rodrin në fushë “qytetarët” janë të pathyeshëm, duke regjistruar një vit kalendarik që nuk mposhtet me fanellën e Sitit.

rodri

Spanjolli e ka ndihmuar skuadrën e Guardiolës që të fitojë Premier Ligën, Kupën FA, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. Premier Ligën këtë sezon e kryeson Liverpuli +2 nga Siti, por kampionët kanë edhe një ndeshje më shumë në dispozicion dhe mund të rimarrin kreun për t’u nisur drejt titullit të katërt radhazi.

“Që kur unë kam ardhur, çdo vit ka qenë më i vështirë. Unë mendoj se këtë vit ne kemi dy pretendente të tjera për titullin ose edhe tre nëse doni të shtoni Aston Vilën. Është edhe më e vështirë kur ke më shumë kundërshtarë. Unë nuk pres që të vendoset brenda një muaji. Mendoj se do të shkojmë në ndeshjen e fundit. Por ne do të jemi gati për këtë. E dija që Liverpuli do të kthehej, Liverpuli me Jyrgen Klopin dhe lojtarët që kanë pasur gjatë gjithë këtyre viteve. Sigurisht që ishte një cikël i ri për ta, gjithë ata lojtarë që u larguan, por ju e shihni mënyrën se si ata luajnë. Është e njëjta. Ata ndryshuan lojtarët, por ata luajnë njësoj dhe unë pres që ata të jenë atje. Ne të gjithë e shohim se çfarë është në gjendje të bëjë Arsenali. Ata mundën Liverpulin në një mënyrë shumë dominuese. Është një skuadër që vitin e kaluar, ata pothuajse bënë gjithçka në mënyrë perfekte. Pothuajse. Ata po bëjnë mirë, kështu që ata do të jenë gjithashtu atje”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Edhe Zielinski i bashkohet Interit falas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.