• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një ‘gjigant’ për sulmin, Besiktasi bind Vedat Muriqin

10/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sirena turke për Vedat Muriqin. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pritet ta mbyllë aventurën spanjolle me Mallorcan, klub ku bën pjesë prej janarit të vitit 2022.

Gjatë këtyre viteve, 30-vjeçari nga Prizreni ka shënuar 28 gola me ishullorët, teksa ka dhuruar edhe 9 asistime për shokët e ekipit.

Besiktasi është vënë në ndjekje të “piratit”, për të cilin ka gati një kontratë 2-vjeçare.

Klubi nga Stambolli ka gjetur gjuhën e përbashkët me goleadorin shqiptar ndërkohë që bardhezinjtë po tentojnë huazimin e tij.

Te Besiktasi, skuadër që pak ditë më parë siguroi një triumf fantastik 5-0 në finalen e Superkupës përballë Galatasarayt, luajnë edhe shqiptarët Ernest Muçi e Milot Rashica.

Një destinacion që pëlqehet edhe nga vetë Muriqi, i cili më parë ka luajtur në Turqi me skuadra si Fenerbahce, Rizespor, Genclerbirligi dhe Giresunspor.

Qendërsulmuesi është pjesë aktive e Kosovës prej tetorit të vitit 2016, teksa numëron 51 ndeshje dhe 26 gola me skuadrën dardane.

 

Next Post

VIDEO/ Çerekfinalja e mundjes, rezultati i duelit të Dudaev me iranianin Amouzad

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.