• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një gol në “frymën e fundit” nderon Serbinë, Luka Jovic i “rrëmben” pikë Slloveinë në “Allianz Arena”

20/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Ishin shumë pranë humbjes së radhës, mirëpo një gol në sekondat e fundit të ndeshjes i mjaftoi Kombëtares së Serbisë, për të siguruar pikën e parë, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa në “Allianz Arena”, nuk shkuan më shumë se barazimi, 1 me 1, përballë përfaqësueses së Slloveni, në sfidën e dytë të grupit C, të Euro 2024.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë të sfidës, ku fillimisht ishte Zan Karnicnik , i cili i dhuroi avantazhin djemve të Matjaz Kek, me një aksion fantastik ekipor dhe kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fitores sllovene, “bomberi” i Milan dhe Kombëtares serbe, Luka Jovic kërcen më lart se të tjerët gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi, duke dërguar topin në rrjetën e Oblak.

Falë këtij rezultati, Sllovenia ngjitet në vendin e dytë, të Grupit C, me 2 pikë, 1 më shumë se Danimarka e se Serbia, që ndodhen në vendet 3 dhe 4, me nga një pikë të grumbulluar deri më tani. Ndërkaq, në sfidat e fundit të këtij grupi, Sllovenia do të ndeshet me “Tre Luanët” e Anglisë, ndërsa serbët do të ndeshen me “Vikingët” e Danimarkës. /i.m /abcnews.al

Next Post

FOTOT/ Shqiptari ngacmon tifozen më se*ksi në botë, çfarë s'u pa dje gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.