Një grua britanike e ka treguar një histori të tmerrshme dhe rrëqethëse që i kishte ndodhur me një futbollist të Premierligës.
Edhe pse nuk deshi ta zbulonte emrin e lojtarit, gruaja në fjalë i ka zbuluar momentet e tmerrit që i ka kaluar me të.
“Jam përdhunuar”, ka thënë ajo në një intervistë dhënë për tabloidin britanik “Daily Mail”.
Futbollisti në fjalë është ende aktiv dhe rasti kishte ndodhur 8 vjet më parë kur kjo grua ishte 19 vjeçe.
Gjatë një feste, ajo thotë se u përdhunua në shtratin e dhomës së saj dhe lojtarin në fjalë thekson se nuk e kishte takuar kurrë më parë, ndërsa ai luan ende në ligën më të fortë evropiane.
Ajo ka mbajtur gjithçka brenda saj në këto vite, por tash ka vendosur të dalë nga ky izolim dhe të tregojë gjithçka.
“Në mendjen e tij ndoshta jam një vajzë me të cilën ka shkuar në shtrat.
Nuk do ta kujtonte as emrin tim dhe nuk do ta dinte se kush jam dhe nëse jemi takuar ndonjëherë. Gjithmonë ka qenë një përdhunues, mendoj për të çdo javë.
Do të më pëlqente ta di se çka mendon ai se ka ndodhur atë natë”, thotë ajo.
Kjo grua nuk e ka denoncuar asnjëherë rastin në polici.
Madje, as prindërit dhe as miqtë e saj nuk janë në dijeni për këtë rast.
I vetmi që e di është i dashuri i saj, i cili e kishte kuptuar pesë vjet pasi kishte ndodhur rast pas një serie të sulmeve të panikut.
“E vetmja mënyrë për të vazhduar tutje është që ta ruaj anonimitetin. Në të kundërtën, njerëzit do të fillojnë të më bullizojnë si të isha në kërkim të famës ose të parave”, vazhdoi ajo.
Tutje, kjo grua thotë se përdhunimi ishte filmuar nga vetë lojtari dhe se videoja në atë kohë kishte bërë xhiro tek miqtë e tij.
Ndër të tjera, e pranon se nuk e kishte parë kurrë personalisht atë video dhe se nuk e di nëse ekziston ende.
Futbollisti, konfirmon ajo, luan ende në Premierligë.