• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës vizitojnë KOK-un, diskutojnë Ligjit për Sponsorizim

03/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Kosovës, kanë vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast janë pritur nga presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

  

Qëllimi i vizitës ishte marrja e informacioneve nga KOK për zbatimin e Ligjit për Sponsorizime në fushën e sportit, dhe gjetja e mundësive për përmirësimin dhe lehtësimin e funksionimit të tij, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Presidenti Krasniqi i njoftoi deputetët me rëndësinë dhe sfidat e këtij Ligji në jetësimin e tij në vitet e para, ndërsa shtoi se tani ky Ligj është jetik për mbarëvajtjen dhe funksionimin e sportit në Kosovë, duke përmendur këtu edhe ngritjen dhe përmirësimin e rezultateve të sportistëve dhe vetë sportit tonë. Kryetari i këtij komisioni, Ardian Gola, duke falënderuar presidentin për mikpritjen dhe informacionet, theksoi se ky komision ka themeluar grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-90 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-116.Kryetari Gola shtoi se interesi i komisionit është vazhdimi i zbatimit të këtij ligji, derisa u bisedua për mënyrat e lehtësimit të procedurave të zbatimit të tij, në mënyrë që sporti të përfitojë edhe më shumë të hyra nga biznese”, shkruhet në njoftimin e KOK-ut. /Lajmi.net/

  

  


Next Post

Josa e nis me “këmbën” e mbarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.