Wednesday, 18. March 2026
Sport

Një hap larg Milanit, sulmuesi që kërkohet nga Pioli nuk grumbullohet as në miqësore

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Samuel Çukvuze është një nga objektivat kryesor të Milanit në këtë merkato vere, me sulmuesin nigerian që kërkohet me ngulm nga Pioli për të përforcuar krahun e djathtë të sulmit.

cukvueze

24-vjeçari ka rënë dakord për kalimin e tij drejt kuqezinjve dhe duket se Vijareali është e gatshme që ta lërë të lirë.

Kjo e fundit as nuk e ka grumbulluar nigerianin në miqësoren kundër Hanover.

Siç bënë me dije eksperti i merkatos, Fabricio Romano, Çukvueze do të bashkohet me Milanin javën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: