Një histori zikaltër, një histori në familje. Françesko Pio Esposito ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën e Interit deri më 30 qershorin e vitit 2030.
I lindur më 28 qershorin e vitit 2005, lojtari i ri është rritur me ëndrrën për t’u bërë lojtar, një ëndërr që e ka ndarë me vëllezërit e tij Salvatore dhe Sebastiano, me të cilët ka ndarë fëmijërinë dhe goditjet e para të topit. Në vitin 2014 u transferua te skuadra zikaltër dhe nga aty është huazuar në disa ekipe për të fituar sa më shumë eksperiencë, teksa tashmë është pjesë e Specias.
Interi e sheh si një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen dhe vazhdon të ketë besim tek ai për këtë arsye ia ka rinovuar kontratën edhe për 5 sezonet e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL