Lazio është si një shtëpi e dytë për lojtarët shqiptarë. Pas Igli Tares, Lorik Canës, Thomas Strakoshës, Elseid Hysajt apo edhe Valon Berishës, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare bëhet pjesë e klubit të madh kryeqytetas.
Arijon Ibrahimoviç, i cili në fakt nuk ka asnjë lidhje me Zlatan Ibrahimoviç mbërriti në Romë për të nënshkruar kontratën me bardhekaltrit.
Arijon është lindur e rritur në Gjermani, mirëpo prindërit e tij janë nga Prizreni.
20-vjeçari e ka lidhur karrierën e tij deri më tani me klubin gjigand gjerman të Bajernit të Mynihut ku ka kaluar të gjitha etapat me moshat.
Sezonin e kaluar Bajerni e pati dhënë në huazim tek Frozinone në Serinë A.
Në pjesën e parë të sezonit luajti vetëm një ndeshje si zëvendësues në Bundeslige me bavarezët e tanimë vjen në huazim me të drejte blerje 8 milionë euro nga Lazio.
Fantazisti është në fakt dëshirë edhe e trajnerit të kombëtares Silvinjo pasi deri tani ka luajtur deri me Kombëtaren U20 të Gjermanisë.