Tuesday, 12. May 2026
Sport

Një kampion Europe për Simeonen, Atletico godet në merkato

GS 27/07/2024 1 Min. Lesezeit

Përforcim në mbrojtje për Atleticon e Madridit. “Colchoneros” kanë zyrtarizuar sot Robin Le Normand si lojtarin më të ri të skuadrës së Diego Simeones.

Qendërmbrojtësi, i cili ishte pjesë e Spanjës në suksesin fantastik në Euro 2024, zbarkon në kryeqytetin spanjoll nga Real Sociedadi. Klub ku kaloi 5 sezone.

Rreth 35 milionë euro do të paguajnë drejtuesit e Atleticos në arkat e klubit bask, ndërkohë që 27-vjeçari i lindur në Francë do të firmosë një kontratë shumëvjeçare me kryeqytetasit.

Le Normand debutoi me kombëtaren iberike në qershorin e vitit të kaluar. Dhe deri tani numëron 17 paraqitje dhe 1 gol me kampionët e rinj të Europës.

Lojtari shtatlartë zbarkon kështu tek ekipi i Diego Simeones për të zëvendësuar malazezin Savic, i cili u transferua te turqit e Trabzonsporit.

Prezantimi i mbrojtësit potent tek Atletico do të bëhet pasi ai të kthehet nga pushimet.

 

Teilen: