• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një klauzolë për Europën dhe një tjetër për Arabinë Saudite, kontrata e re e Osimhen do të jetë unike

11/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, njihet për kontratat e çuditshme që u vendos për të nënshkruar lojtarëve. Në to ka shumë lloje klauzolash, që parashikojnë bonuse, apo edhe masa disiplinore nga më të ndryshmet, të menduara deri në detaj për çdo rastësi. Por kontrata e re e Viktor Osimhen do të jetë me të vërtetë unike.

Osimhen

Mediat italiane bëjnë të ditur se klubi ka vendosur që të mbajë edhe një tjetër edicion sulmuesin nigerian, pasi mendon që të bëjë një ecuri edhe më të mirë sidomos në Ligën e Kampioneve. Kjo është arsyeja pse janë refuzuar shifra të çmendura nga Arabia Saudite apo oferta tunduese nga klubet e mëdha europiane.

Klubi ka bindur edhe lojtarin që të qëndrojë duke i propozuar rinovimin e marrëveshjes me rishikimin e kushteve financiare, duke gjetur miratimin e tij. Dhe kjo kontratë e re, do të ketë klauzolë largimi, më saktësisht dy të tilla.

Një e veçantë do të jetë shuma që duhet të paguajnë klubet europiane për futbollistin. Ndërsa një shifër shumë më e lartë do të vendoset nëse një klub nga Arabia Saudite kërkon të blejë lojtarin e napolitanëve. De Laurentis është i ndërgjegjshëm se arabët mund të paguajnë shifra shumë të larta ndaj duke vendosur një klauzolë specifike për ta, cakton qartësisht shumën për të cilën është gati t’u hapë atyre dritën e gjelbër që të negociojnë me lojtarin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Man Utd e pranon ofertën e West Hamit për Maguire

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.