Monday, 31. August 2026
Sport

Një klub i pasur e kërkon

GS 08/11/2024 1 Min. Lesezeit

Jose Mourinho nuk duron dot më. Kampionati turk e ka lodhur tejmase dhe ai e ka shprehur hapur pakënaqësinë që ka prej padrejtësive që ndodhin në futbollin turk.

Destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Newcastle United, nëse Eddie Howe largohet.

Pra, do të ishte një rikthim i bujshëm në kampionatin më të fortë në botë, Premier League.

Trajneri portugez aktualisht drejton Fenerbahçe, por nuk është i lumtur. Ai do një aventurë të re dhe dorë të lirë për merkaton.

61-vjeçari ka mbajtur një lidhje të fortë me Newcastle dhe drejtuesin e klubit, Yasir al-Rumayyan. Pas punës së tij te Chelsea, Manchester United dhe Tottenham, duket se radhën e ka Newcastle.

Teilen: