“Një kthim i veçantë”, Adriano viziton Interin
“Perandori” ndodhet në Milano për të ndjekur Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026 dhe vizitoi ish-shokun e tij të ekipit Chivu (tashmë trajner) tek Interi.
Klubi zikaltër ndau foto nga takimi në kanalet e tij në mediat sociale, të shoqëruara me mbishkrimin “një kthim i veçantë”.
Ish-sulmuesi brazilian Adriano u takua gjithashtu me lojtarët, përfshirë Marcus Thuram, të cilit i dha një autograf në një fanellë.
Teilen: