Monday, 19. January 2026
Sport

Një lajm i mirë dhe një i keq për Realin, dy titullarë sinjale rikthimi para Gironës por mungon…

GS 09/02/2024 1 Min. Lesezeit

Fundjava në Spanjë do të dhurojë një sfidë që mund të vlejë sa një titull, me Realin kryesues që do të presë Gironën e vendit të dytë. Reali i Madridit po vazhdon të shikojë me njërin sy Gironën dhe me tjetrin infermierinë e vet.

real

Trajneri Karlo Ançeloti shpreson të rikuperojë trupat për atë duel. Në stërvitjen e kësaj të enjte, trajneri italian mori dy lajme shpresëdhënëse… dhe një lajm të keq.

Lajmi i mirë ka të bëjë me rikthimin në stërvitje të Viniciusit dhe Rydigerit. Ata janë në rrugën e duhur për t’u rikuperuar në kohë për sfidën-titull. Gjithsesi trajneri italian do të presë deri në fund përpara se të vendosë nëse dyshja do të jetë titullarë ndaj Gironës.

Sakaq lajmi i keq ka të bëjë me kapitenin Naço, që do ta ketë thuajse të pamundur rikuperimin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: