• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një lajm i mirë për Trepçën ‘89

11/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Trepçës 89′ nga Mitrovica synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Synimi i skuadrës me renome është që të janë sa më të organizuar, më të kompletuar dhe të arrijnë rezultate sa më të lakmueshme, me të vetmin qëllim rikthimin në shoqërinë e më të mirëve.

Cili është lajmi i mirë për Trepçën ‘89? 

“Mirë se vini, BP Home Investment! KF Trepça 89 është jashtëzakonisht e lumtur dhe e nderuar të shpallë bashkëpunimin e ri me BP Home Investment si sponsor gjeneral i klubit tonë të futbollit.

Në këto kohë sfiduese, kemi fatin të nisim bashkëpunimin me bashkëvendasit tanë, vëllezërit Pllana, të cilët treguan besim dhe përkrahje të palëkundur edhe për KB Trepçën kur ajo kishte më së shumti nevojë.

Falë mbështetjes së BP Home Investment dhe partnerëve te tij, KB Trepça arriti të shkëlqejë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke siguruar tituj të rëndësishëm si Kampioni i Kosovës dhe fitues i të gjitha Kupave të Kosovës.

Sot, me këtë hap të ri, BP Home Investment vijnë në krah të KF Trepça 89 me të njëjtin zell dhe angazhim për të na ndihmuar të rikthehemi në elitën e futbollit kosovar dhe të shkruajmë kapituj të rinj të suksesit”, njofton FC Trepça ’89.

Skuadra mitrovicase tani për tani në vend të tretë me 6 pikë (2 fitore e një humbje) në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A apo ka një pikë më pak se lideri Drenica dhe Vëllaznimi që gjendet në pozitën e dytë.

Next Post

Totti: Unë, Maldini dhe Del Piero jemi larg futbollit sepse...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.