Ardit Hoxhaj ka njoftuar se nuk do të jetë lojtar i Elbasanit për sezonin e ardhshëm. Palët kanë ndërprerë kontratën me bashkëpunim.
Hoxhaj në postimin e tij lë të nënkuptohet se ka qenë ai që ka kërkuar largimin.
Kujtojmë se 29-vjeçari kontribuoi për verdheblutë që siguruan ngjitjen në Superiore.
“Falënderoj klubin e AF Elbasani për mirëkuptimin për prishjen e kontratës.
Dua të falënderoj të gjithe tifozat që me kanë mbështetur në veçanti ULTRAS TIGRAT VERDHEBLU. Ju uroj suksese në vazhdim”,njofotn Hoxhaj..