• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një lojtar i Tiranës mbyll vitin

11/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana nuk do të ketë dy lojtarë për sfidën e radhës në kampionat ndaj Dinamos.

Kështu, Ermal Meta e ka mbyllur me 2024-ën.

Lojtari ka një tërheqje dhe do t’i duhet edhe dy javë pushim për të nisur punën. Automatikisht, kjo do të thotë se mesfushori humb Dinamon dhe takimin me Laçin. Për Maganin, një shqetësim më vete për këtë situatë jo normale.

Problemi i dytë është Qëndrim Ismajli.

Lojtari ka pasur dhimbje në gju dhe humbi takimin me Teutën. Futbollisti duhet të bëjë rezonancën për të parë shkallën e dëmtimit. Ai do të jetë sot para mjekëve dhe nëse gjërat shkojnë mirë, mund të ketë një fije shprese për Laçin, ndërsa Dinamon padiskutim që e ka humbur. Dy mungesa të mëdha për Tiranën, duke ditur që si Meta dhe Ismajli janë nga më të mirët te bardheblutë.

DERBI – Tirana dhe Dinamo janë dy skuadrat që ka shkruar historinë e futbollit shqiptar, por edhe mbajtëset e 87 trofeve në kampionatin shqiptar. Rivale të përjetshme nga viti 1950 e në vazhdim, kur u formuan blutë, që kanë shfaqur gjithmonë futboll të admirueshëm.

Në total, dy skuadrat kanë 44 tituj kampionë, nga 86 kampionate apo gjysma e trofeve në këtë kompeticion. Po kështu, blutë dhe bardheblutë kanë edhe 29 Kupa të Shqipërisë nga 73 vite trofe të ngritura deri tani.

Për t’u shënuar edhe 14 Superkupat, me Tiranën që dominon 12-2. Tirana ka 54 trofe, ndërsa Dinamo, 33. Bardheblu janë shumë përpara në çdo drejtim, duke treguar epërsinë e tyre në kampionatin shqiptar. Kujtojmë se bardheblutë kanë më shumë se dy vite që nuk fitojnë një trofe, ndërsa për Dinamon, duhet të kthehemi shumë pas në kohë për të gjetur triumfin e fundit në futbollit shqiptar, titullin e sezonit 2009-2010.

Next Post

Jildiz: Mezi po pres

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.