Saturday, 9. May 2026
Sport

Një mbrojtës argjentinas për Flamurtarin

GS 26/07/2025 1 Min. Lesezeit

Flamurtari vazhdon të përforcojë skuadrën në prag të startit të sezonit të ri. Vlonjatët rikthehen pas disa vitesh në elitën e futbollit shqiptar dhe po ndërtojnë një skuadër cilësore për tu paraqitur sa më mirë në Abissnet Superiore.

Flamurari zyrtarizon afrimin e mbrojtësit argjentinas Luciano Squadrone, që së fundmi është aktivizuar kampionatin bullgar. 25-vjeçari është bashkuar me skuadrën në Turqi, aty ku vlonjatët po zhvillojnë fazën përgatitore.

“Luciano Squadrone eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Vjen pas eksperiencës  të fundit si futbollist në ekipin e  Beroe Stara Zagora (Bullgari )

Lojtari është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Bolu, (Turqi) ku është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit për stërvitje”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.

Teilen: