I gjithë faji është i një suplementi, i rekomanduar nga një mik me presion doktor, pa lidhje me Juventusin që me sa duket është blerë në Amerikë, ku ka rregulla të ndryshme që lidhen me dopingun. Ky mund të jetë shkaku i rezultimit pozitiv të Pol Pogbasë, ndaj testosteronit.
Analiza e kryere pas testeve të kryera në urinën e lojtarit të Juventusit në fund të ndeshjes Udineze-Juventus më 20 gusht, ditën e parë të kampionatit 2023-24 është ajo që gozhdon francezin për momentin. Prandaj do të ishte një rast pakujdesi nga ana e mesfushorit, i cili do të kishte marrë gabimisht substancën dopuese.
RREZIQET – Një pakujdesi që rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë, sepse Pogba tashmë është i pezulluar në pritje të kundëranalizës, e cila do të duhet të konfirmojë se ai është pozitiv për doping. Dhe nëse kjo ndodh, karriera dhe e ardhmja e tij me Juventusin janë në rrezik. Sipas një rindërtimi fillestar të ngjarje, Pogba dje duke se u ka thënë mjekëve të Juventusit se kishte marrë substanca që nuk ishin dakorduar me stafin mjekësor të klubit. Prandaj Juventusi nuk ishte në dijeni të gjithçkaje dhe tani do i takon lojtarit të tregojë paqëllimshmërinë e tij, gjë që megjithatë nuk do ta shmangë skualifikimin, por mund të zbusë sanksionin që në rastin maksimal mund të arrijë deri në 4 vjet pezullim). E djeshmja ishte dita e parë e Pogbasë jashtë fushës pasi ai nuk mund të stërvitet gjatë pezullimit.
DOPIOGJYQ – Nëse me Juven dhe akuzat për doping do të përballet në një sallë gjyqi italiane, në Francë e pret një tjetër proces. Kjo sepse, nuk duhet harruar që problemet më të shumta edhe vetë lojtari i lidh me kohën kur vëllai i tij së bashku me disa keqbërës të tjerë për t’i zhvatur në shumë të konsiderueshme. Teksa i vëllai përfundoi përpara drejtësisë, Pogba pritet ta përballë të premten në seancën e parë për këtë proces ku akuzat lidhen me pengmarrje dhe shantazh.
PANORAMASPORT.AL