• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një miks mes Kielinit dhe Bonuçit/ Shifrat monustruoze të Kalafiorit, monumenti i ri i mbrojtjes “Axurre”

18/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Emocionin e debutim it në miqësore e pat kaluar, por pas Shqipërisë ishte një provë fenomenale, ndonëse me dy momente, në sekondat e para dhe të fundit të ndeshjes, të cilat ai duhet të mësojë t’i menaxhojë shumë herë më mirë, ndonëse Spaletit pa dyshim që do t’ia ketë listuar leksionin për t’u përmirësuar në vazhdim.

Riccardo-Calafiori-Italy-defender-scaled

Gjithsesi, duke parë panikun në të cilin hyri Italia pas lamtumirave të Bonuçit dhe Kielinit, papritur të kaltrit kanë zbuluar një lojtar që inkorporon të dy juventinët në një. Kjo, sepse Kalafiori jo vetëm mahniti me elegancën e tij dhe shpërthimet shpesh herë deri në gjysmëfushën e Shqipërisë, duke treguar edhe këmbë mjaft elegante në pasim, por edhe shumë i fortë në duele, por njëkohësisht edhe i ashpër kur duhej, për të mos lënë askënd që t’i afrohej portës së Donarumës.

Dhe së bashku me Bastonin formojnë dyshen difensive më të re të këtij Europiani, por mbi të gjitha një dyshe që garanton jetëgjatësi dhe siguri. Por nëse Bastoni tashmë mund të hyjë te pjesa e veteranëve, duke parë vitet e shumta që luan në elitë dhe kombëtare, Kalafiori ishte një zbulim dhe ndaj Shqipërisë ofroi numra prej lideri të prapavijës: 6 duele të fituara nga 9 në total, 5 topa të rikuperuar, 3 aksione të ndërprera dhe 117 topa të luajtur.

“Për një moment më kthehu në kohët e Nestës e Kanavaros. Elegant, i saktë, i guximshëm, por duhet të mos merret nga euforia. Një mbrojtës modern, por që tani e në vazhdim nëse fiton minuta së bashku me Bastonin mund të jenë një dyshe fantastike”, tha Fabio Kapelo për Rikardo Kalafiorin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ky nuk e largoi kokën, momenti kur mbrojtësi i Turqisë bëri super intervenim në sekondat e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.