• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Një miks mes Pogba, Kante e Viera”, Wenger elozhe për talentin e PSG: Është i mrekullueshëm

19/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm 18 vjeç, por është duke mahnitur botën.

Bëhet fjalë për “yllin” e mesfushës së Paris Saint-Germain, Waire Zaire-Emery, me 18-vjeçarin, që po shkëlqen me fanellën e “gjigantëve” francezë, teksa deri në këtë pikë të sezonit ka zhvilluar plot 14 përballje, mes Ligue 1 e UEFA Champions League, duke arritur të shënojë 2 e të “dhurojë” 1 gol tjetër, në ndihmë të skuadrës së tij.

Pavarësisht moshës së re, talenti i mesfushës ka treguar se është një “veteran” në fushën e lojës, për nga klasi, kualitet dhe pjekuria që tregon. Për talentin e tij të madh ka folur edhe ish-“strategu” francez, Arsene Wenger, i cili e krahason me disa emra të mëdhenj 18-vjeçarin.

“Ai ka diçka nga fuqia e Paul Pogba, por gjithashtu ka pika të përbashkëta me N’Golo Kante sa i përket aftësisë për të rikuperuar topa. Zaire-Emery është një miks midis të dyve, një kombinim i dy kampionëve të botës 2018.

Ka aftësinë për të fituar duele pa bërë gabime dhe për të projektuar veten përpara, duke i bërë njerëzit të vlerësojnë vizionin e tij të madh. Ai gjithashtu ka pak nga Patrick Vieira. Një mesfushor ‘box to box’ siç thonë anglezët”,- u shpreh ish-tekniku legjendar i Arsenal. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Al Nassr shpërblen futbollistët, makinë me vlerë 200 mijë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.