• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një moment historik për futbollin

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kupa e Botës në futbollin e femrave është duke u zhvilluar në Zelandë të Re dhe Australi dhe që në takimin e parë ndodhi një moment historik për futbollin. Kjo ndodhi në ndeshjen mes Zelandës së Re dhe Norvegjisë, të cilën e fituan vendaset me rezultat 1-0.

Para fillimit të kompeticionit, FIFA ka lëshuar një udhëzim që gjyqtarët mund të flasin publikisht për vendimin e tyre përfundimtar pas shqyrtimit të VAR-it.

Gjyqtarja japoneze Yoshimi Yamashita ishte e para në histori që përfitoi nga mundësia e ofruar nga FIFA. Tre minuta para përfundimit të lojës, japonezja u thirr nga VAR për të rishikuar situatën në zonën e rreptësisë së Norvegjisë.

Pasi pa situatën, Yamashita tregoi pikën e bardhë dhe shpjegoi vendimin e saj në mikrofon që ta dëgjonte i gjithë stadiumi. “Pas rishikimit, vendimi është penallti, ka thënë ajo mes brohoritjeve të turmës dhe stolit të Zelandës së Re.

Qëllimi i kësaj risie të FIFA-s është të rrisë transparencën e përdorimit të VAR në mënyrë që tifozët të jenë të vetëdijshëm për vendimet e gjyqtarëve. “Sportet e tjera tashmë e kanë provuar këtë metodë. NFL e ka përdorur atë për një kohë të gjatë. Të gjithë duket se janë të kënaqur me këtë gjë”, ka thënë tha presidenti i Komisionit të Gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina në shkurt,

Next Post

Dortmund do Sabitzer, Bayern nuk pranon më pak se 15 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.