• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një mungesë për Qatip Osmanin

06/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Laçi dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në Kurbin, me ekipe që ndajnë kështu nga një pikë që për objektivat e tyre nuk u bëjnë punë asnjërës.

Në fakt ky barazim “dhemb” më shumë për shkodranët, të cilëve iu dëmtohen dy lojtarë.

Kurbinasit “sakatojnë” kuqeblutë, teksa një mbrojtës dhe një mesfushor bëjnë me “dhimbje koke” Qatip Osmanin dhe stafin e tij. Bëhet fjalë për Milos Stojanovic dhe për Rejan Alivodën, ky i fundit shënoi edhe golin e barazimit ndaj bardhezinjve.

Të dy lojtarët prishin planet e Osmanit për ndeshjen e radhës, pasi nga sa mësohet të dy futbollistët kanë kontraktime muskulore. Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të jetë gjendja e tyre dhe nëse do të jetë në gatshëm për sfidën me Teutën.

Ndërkohë kujtojmë se për shkak kartonësh do të mungojë Eslit Sala.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë ndaj kurbinasve dhe ka plotësuar numrin 4 të tyre. Në këtë mënyrë ndaj durrsakëve nuk do të mund të llogariten shërbimet e tij.

Next Post

Stadiumi i tabuve/ Nervoz dhe i pasaktë, Duzhan Vlahoviç ngec në “San Siro”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.