Tuesday, 31. March 2026
Sport

​Një natë për histori: Kosova përballet me Turqinë mes pritjeve të jashtëzakonshme

GS 31/03/2026 3 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë po përjetohet si një nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit kosovar, një përballje që mund të përcaktojë një epokë të re për “Dardanët”. Për herë të parë, Kosova ndodhet kaq pranë një arritjeje madhore, duke e kthyer këtë duel në një ngjarje që shkon përtej sportit dhe merr dimension kombëtar.

Interesimi për këtë ndeshje ka qenë i jashtëzakonshëm që nga fillimi i këtij cikli, me mijëra tifozë që kanë kërkuar të sigurojnë një vend në stadium. Kërkesa e madhe për bileta dhe diskutimet rreth tyre vetëm sa e kanë rritur edhe më shumë tensionin dhe emocionin për këtë sfidë, duke dëshmuar se sa shumë pritet kjo përballje nga publiku.

Në të njëjtën kohë, mediat ndërkombëtare, si Reuters, BBC, Marca, MundoDeportivo, e shumë të tjera kanë po kushtojnë vëmendje të veçantë Kosovës, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një nga historitë më të bukura të kualifikimeve. Nga një ekip i ri në arenën ndërkombëtare, Kosova është shndërruar në një skuadër që sfidon seriozisht për një vend në skenën më të madhe të futbollit botëror.

Përballë saj qëndron Turqia, një kundërshtar me përvojë dhe traditë, që e bën këtë sfidë edhe më të madhe. Megjithatë, besimi në kampin kosovar është në rritje, ndërsa vendosmëria për të shkruar histori mbetet motivi kryesor i skuadrës dhe tifozëve.

Ministri i Sportit i Turqisë, Osman Asskin Bak, ka komentuar ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ai për KosovaPress ka thënë se gjithçka do të vendoset në fushën e lojës nga vetë futbollistët, duke theksuar rëndësinë dhe nivelin e lartë të kësaj përballjeje.

Kjo ndeshje nuk është vetëm një finale, është një moment jetik që mund të vendosë të ardhmen e futbollit në Kosovë. Një fitore do të hynte në librat e historisë dhe do ta vendoste vendin në hartën e madhe të futbollit botëror, duke e kthyer këtë mbrëmje në një kujtim të paharrueshëm për të gjithë.

Deri në këtë pikë, Kosova arriti pas shumë përpjekjeve për anëtarësim në FIFA dhe UEFA, rrugëtim të cilin për KosovaPress e rrëfeu ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, duke thënë se kishte shumë shtete që ishin shumë kundërshtonin këtë hap, por që me mund e sakrificë, ia dolën.

Një fitore eventuale e Kosovës sot, vlen një vend në Kampionatin Botëror të futbollit 2026.

Teilen: