• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një nga Barcelona dhe një nga City: Marotta transferon dy yje me kosto zero

15/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeshtri i afrimeve falas, Marotta ka gati dy super goditje për merkaton e verës.

Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas Interlive.it, Interi po përgatit dy goditje të mëdha në merkaton e ardhshme, duke synuar të përfitojë nga lojtarë me kontrata që skadojnë në verë.

Bëhet fjalë për Robert Lewandowski nga Barcelona dhe John Stones nga Manchester City — të dy mund të vijnë falas.

Te Barcelona, Lewandowski ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe klubi katalanas nuk ka ndërmend t’ia rinovojë për shkak të moshës dhe problemeve financiare.

Interi po e sheh si një mundësi për të shtuar eksperiencë dhe cilësi në repartin ofensiv, pa shpenzime transferimi.

Nga ana tjetër, Stones te City ka humbur vendin titullar për shkak të dëmtimeve dhe konkurrencës, dhe nuk ka marrë ende ofertë për rinovim.

Zikaltërit e shohin si një përforcim perfekt për mbrojtjen, falë fleksibilitetit të tij për të luajtur si qendërmbrojtës apo mesfushor mbrojtës.

Nëse të dy marrëveshjet realizohen, Inter do të siguronte dy emra të mëdhenj me parametra zero, një strategji që po e karakterizon klubin në vitet e fundit.

Next Post

Botërori dhe paralajmërimi i Trump, FIFA: Shpresojmë për qytete të sigurta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.