Orientimi është sport shumë i dobishëm, pasi i ndihmon njerëzit që me anë të busullës të gjejnë drejtimin e rrugës për ku janë nisur, sidomos në ato zona ku GPS ndërpritet për arsye të ndryshme. Vempritaria e këtij viti e zhvilluar në Suedi pati një nismë të veçantë. Të gjithë pjesëmarrësit i dhuruan busullat e tyre për ushtarët ukrainas.
O-ringen është eventi më i madh shumëditor i orientimit në botë. Ai mbahet në qytete të ndryshme në Suedi çdo vit. Këtë vit ishte në Jönköping ku erdhën për të garuar dhe për të ndjekur eventin mbi 20,000 njerëz E veçanta e këtij edicioni ishte se shumë prej tyre zgjodhën t’i dhuronin busullat e tyre ushtarëve të Ukrainës. Nga kjo nismë drejt ushtrisë ukrainase shkuan mbi një mijë busulla. Këto busulla do t’i ndihmojnë njerëzit për të gjetur më mirë rrugët në Ukrainë, aty ku sistemi GPS mund të ketë ndërprerje.
Ka një deficit busullash në Ukrainë, kryesisht për ushtrinë, e kjo tani është një mënyrë për ta që të gjejnë, rrugën e tyre për në shtëpi, të gjejnë rrugën e tyre për në front, të gjejnë të plagosurit dhe të sëmurët. Orientimi është një sport ku pjesëmarrësit përdorin një hartë topografike dhe një busull për të lundruar në terren dhe për të gjetur një numër shenjash kontrolli.