Bajern Mynih e ka kuptuar se nuk mund të bëjë shumë pa një qendërsulmues të mirëfilltë. Jo vetëm një lojtar zone, por një futbollist i cili të garanton gola të shumtë. Ccupo-Moting nuk e ka bërë dot zëvendësuesin e Levandovskit dhe tashmë klubi ka nisur kërkimin për një emër të ri.
Viktor Osimhen dhe Herri Kejn janë dy nga emrat e piketuar nga bavarezët dhe për të gjithë tifozët, nigeriani duhej të ishte objektivi numër 1. Ish-presidenti i bavarezëve, Uli Hënes, pjesë e bordit drejtues te Bajenri, ka deklaruar se në fakt lojtari i Napolit është një emër që ai pëlqen. Por problem mbeten pretendimet ekonomike të italianëve për të shitur futbollistin.
“Është e qartë që po kërkojmë një numër 9. Është si të kesh një siguracion për jetën një lojtar i tillë”, tha ai për “Süddeutsche Zeitung”. “VIktor Osimhen më pëlqen, por nga pikëpamja ime, për momentin kushton shumë. E njëjta gjë edhe për Kejn”, tha Hënes në intervistën e tij, duke i mbyllur derën për momentin një negociate për afrimin e sulmuesve në fjalë.
PANORAMASPORT.AL