Sunday, 17. May 2026
Sport

Një orë lojë në Moldavi, Shqipëria gjithnjë e më afër “Euro 2024”

GS 17/11/2023 1 Min. Lesezeit

Kanë kaluar një orë lojë në ndeshjen midis Moldavisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropiani 2024.

Rezultati pas 60 minutave lojë vazhdon të jetë 0:1 në favor të Shqipërisë, në stadiumin “Stadionul Zimbru”, shkruan lajmi.net.

Sokol Cikalleshi ishte autor i golit të vetëm për Shqipërinë, që shënoi nga penalltia në minutën e 25-të.

Kuqezinjve të Sylvinhos iu mjafton vetëm një barazim për të siguruar “biletën” që dërgon në Evropianin e vitin 2024.

Shqipëria në shkallët e stadiumit ka edhe përkrahjen e një numri të madh të tifozëve shqiptarë./Lajmi.net/

Teilen: