Wednesday, 29. April 2026
Sport

Një penallti vendosi sfidën Shkupi – Karvina

GS 27/01/2024 2 Min. Lesezeit

Ndeshja miqësore në mes FC Shkupi dhe Karvina nga Çekia përfundoi me fitoren e çekëve me rezultat 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 80 nga një penallti.

“Ekipi i ynë luajti mirë në pjesën e parë dhe kishte disa raste të mira për të shënuar.

Në minutën e 15, Dodev u përball me portierin e Karvinas, Holec, por goditja e tij u devijua nga. Në minutën e 25, ekipi ynë kishte një mundësi të artë për të shënuar, por goditja me kokë e Ibishit u shpëtua në vijë nga një mbrojtës i Karvinas.

Në pjesën e dytë, trajneri Zhizhoviç, bëri disa ndryshime dhe ju dha rastin shumë futbollistëve të rinj që vijnë nga akademia e ekipit dhe ata të cilët sapo janë grumbulluar, siç janë Guxhufi, Gronner dhe Ansah.

Në minutën e 60, në portën tonë u bë ndryshim, ku në vend të kapitenit Iljazi u fut Denkovski. Denkovski bëri disa ndërhyrje të mira, por nuk mundi të ndalonte penalltinë në minutën e 80-t kur i saktë u tregua Budínsky.

Ndeshja ishte një test i mirë për të dy ekipet, që po përgatiten për sezonin e ri.

Ndeshjen e radhës në tokën turke, më saktësisht në Antalya do ta luajmë me 31 janar, ku përballë do të kemi ekipin polak, Ruch Chorzow”, njofton FC Shkupi.

Teilen: